Aktualitet

Përmbyten Durrësi dhe Shijaku! Del nga shtrati lumi Erzen, bizneset mbushen me ujë, rrugët transformohen në mini ‘Ven

25 Janar 2021, 08:12 Nga DOSJA
Përmbyten Durrësi dhe Shijaku! Del nga shtrati lumi Erzen, bizneset

DURRËS– Uji ka pushtuar qytetin e Durrësit dhe të Shijakut. Pas shirave të dendur që nisën nga mbrëmja e djeshme e deri në orët e para të mëngjesit, qytetit bregdetar është zgjuar i mbuluar nga uji. Dalja nga shtrati i lumit Erzen ka bërë që shumë sipërfaqe të jenë nën ujë.

E tillë raportohet situata dhe në qytetin e Shijakut ku katet e para të bizneseve ndodhen nën ujë. Uji është ngritur deri në nivelin e trotuareve duke e bërë të vështirë për automjetet që të kalojnë, ndërsa për këmbësorët të pamundur. Pamjet që vijnë nga ‘Durrës Lajm’ tregojnë se qyteti është mbuluar nga uji duke e kthyer qytetin në një mini ‘Venecia’.

Era e fortë dhe reshjet e dendura kanë sjellë përmbytje në të gjithë vendin sot, por kryesisht në Vlorë e Fushë Krujë. Në fshatin Panarit të Korçës janë izoluar 40 familje prej 13 ditësh pasi trashësia e dëborës ka arritur në gjysmë metri.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres moti i keq ne shqiperi shijak durres moti i keq ne shqiperi shijak

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Janar 2021, 07:32

DURRËS– Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë ka sjellë probleme edhe në nisjen e trageve nga Porti i Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas. Dosja.al ka më...

Aktualitet 25 Janar 2021, 07:15

Titujt kryesorë të portaleve, 25 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës. Dosja.al ka në faqe të parë artikull për motin e keq në Shqipëri. Sot disa qytete në vend janë zgjua...