‘Sa kohë duhet për fiskalizimin?”/ Rama e thotë hapur: Edhe një mandat. ‘Kunja’ me Briselda Shehajn
19 Janar 2021, 10:51Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë konferencës që zhvilloi me ta në Kryeministri. Numri një i qeverisë i cilësoi si të pavërtetë pretendimet e Shoqatës së Arsimtarëve se rritja e pagave nuk ishte reale, ndërsa kërkoi edhe një mandat kohë për të ndërtuar siç duhet procesin e fiskalizimit. Sa i përkët akuzave që ka marrë nga ish-drejtoresha e tij e Tatimeve, Briseida Shehaj, kryesocialisti zgjodhi që ta injoronte, duke mos dhënë përgjigje.
PJESË NGA KONFERENCA:
Pyetje: Llogaritja e arsimtarëve për pagat, ka ankesa se nuk është aq sa u premtua?
Rama: Rritja e pagave është bërë sipas funksioneve, nuk është 7*7=42.
Sa kohë iu duhet për ndërtimin e sistemit fiskal?
Rama: Na duhet edhe një mandat për rindërtimin fiskal. Ka filluar nuk e premtojmë sot. Ka tre faza, marrëdhënia biznes-shtet ka nisur të hyjë në sistem. Vitin e ardhshëm do të hyjmë në marrëdhënien biznes-konsumator. Është një shtet i tërë në celular dhe kompjuter. Gjithë marrëdhënia njerëzore, mes konsumatorit, biznesit dhe shtetit kalon në plan të dytë dhe në plan të parë është marrëdhënia që garantohet në kohë reale. Nëse sot ne blejmë dhe një biznes raporton faturimin 1 herë në 24 orë, nesër çdo transaksion, në kohë reale do të pasqyrohet në trurin dixhital. Kjo do të bëjë që sistemi që ka brenda një kapacitet të provuar dhe të përllogaritjeve. Do sinjalizohen njerëzit për biznese ku ka diçka që nuk shkon dhe pastaj aty hyjmë në analizë. Dhe merret vendimi për të verikuar nga brenda gjithë librat e llogarive. Brenda gjithë këtij funksionaliteti ka sistem paralajmërimesh, është marrëdhënie konstruktive dhe jo desktruktive.
Pyetje: Koment për oponencën që bën Brisilda Shehajn?
Rama: Për Shehajn nuk kam përgjigje, muhabet për pazarin e ri kur ishte i pandërtuar.
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka premtuar e i gjithë sistemi i punës do të jetë online për të gjithë qytetarët. Gjatë fjalës së tij në një konferencë...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama pretendon se ka përmbushur premtimin e vitit 2013 për hapjen e 300 mijë vendeve të punës. Në një konferencë për shtyp m...
TIRANË– Deputeti i opozitës së bashkuar Ralf Gjoni mendon se marrëveshja që u miratua ditën e djeshme në Kuvend po mbahet sekret. Teksa ishte i ftuar...
TIRANË– Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj ka dhënë shifrat lidhur me impaktin që ka pasur pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Në një konferencë pë...
TIRANË– Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj ka shpjeguar administrimin fiskal dhe projetet e reja të qeverisë për kalimin online të të g...
TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë miratoi ditën e djeshme marrëveshjen për vaksinën Pfizer. Presidenca nuk e ka pritur mirë këtë marrëveshje e cila sipas tyre n...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mesditën e sotme një konferencë për shtyp me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe drejtoreshën e...
VLORË– Presidenti Ilir Meta është takuar mëngjesin e sotëm me gazetarët në qytetin e Vlorës. Ai tha se në Vlorë ka sot një brez gazetarësh kurajozë q...
TIRANË– Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim online me Augusto Silva, ministrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë. ...