Politike

Marrëveshja me Pfizer/ Rama: Më gjeni një shtet që ka publikuar kontratën dhe ne do të jemi vendi i dytë! Vendimi i BE, i

19 Janar 2021, 10:05 Nga DOSJA
Marrëveshja me Pfizer/ Rama: Më gjeni një shtet që ka

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mesditën e sotme një konferencë për shtyp me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe drejtoreshën e Tatimeve, Delina Ibrahimaj me ekonominë e vendit në fokus. Megjithatë pjesën më të madhe të pyetjeve e ka marrë akordi i arritur me Pfizer për sigurimin e dozave anti-COVID.

Numri një i qeverisë, Rama u shpreh lidhur me premtimin e tij se marrëveshja do të bëhej publike në Kuvend, se nuk ishte i informuar dhe sfidoi gazetarët që të gjenin një tjetër vend të Bashkimit Europian që kishte bërë me dije detaje nga kontrata. Megjithatë sipas numrit një të qeverisë, çmimi ishte i njëjtë për të gjithë vendet, ndërsa ka siguruar edhe njëherë që qeveria ka gjithë fondin e nevojshëm për të injektuar të gjithë popullatën.


Debat me gazetarët hapi edhe letra që kryetari i qeverisë mori nga ambasada franceze lidhur me deklaratën e tij për aneksimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor nga furnizimi me vaksina. I revoltuar, Rama theksoi se do të fliste gjithmonë për të mbrojtur qytetarët e tij, duke mos lënë pa sulmuar as opozitën që sipas tij kur ishte në pushtet i ‘serviloseshin’ ndërkombëtarëve.

Më tej, vëmendja e Ramës ka qenë tek fiskalizimi, duke u shprehur se i duhet edhe një mandat tjetër për ta arritur, teksa shtoi se tatimorët do të pajisen me kamera, duke u kërkuar qytetarëve të denoncojnë çdo rast korrupsioni. Në këtë pjesë kryesocialisti përmendi edhe njëherë rastin “Tirja” tek spitali “Shefqet Ndroqi”.

Sa i përket, borxhit publik, Rama e cilësoi si të parrezikshëm për vendin, ndërsa nuk harroi që të përmendte edhe përmbushjen sipas tij të premtimit të vitit 2013, për të hapur 300 mijë vende të reja pune. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama 19 janar 2021 edi rama edi rama 19 janar 2021

Sondazh

Poll