Politike

Premtoi 300 mijë vende pune, Rama ua lë “topin” gazetarëve: E përdorin për propagandë, vërtetojeni! Janë apo jo?

19 Janar 2021, 10:30 Nga DOSJA
Premtoi 300 mijë vende pune, Rama ua lë “topin”

TIRANË– Kryeministri Edi Rama pretendon se ka përmbushur premtimin e vitit 2013 për hapjen e 300 mijë vendeve të punës. Në një konferencë për shtyp me në fokus ekonominë, Rama sfidoi gazetarët që të kontrollonin shifrat në regjistrin e punës. 

Mund të thuhet që kantieret tona të rindërtimit dhe secili le të sjellë në imagjinatë, Laçin apo Thumanën ku puna është në vazhdim. Janë pasqyrë e punës. Janë ngritur themelet por nuk është ende një situatë e banueshme, në sensin e fuksionalitetit të plotë. Kjo është situata edhe në këtë sektor. Krahasuar me dje është një situatë qartësisht e ndryshme dhe shihet e nesërmja. Është këngë e përsëritur për qëllime propagandistike. Kemi premtuar 300 mijë vende pune dhe sot thjesht duke iu referuar shifrave të regjistrit të punës, hapeni dhe shikojeni ju që jeni ndërmjetësit. Hapeni dhe shikojeni. Thuajuni njerëzve nëse është apo jo e vërtetë. Janë apo nuk janë 225 mijë më shumë deri në fund të 2019? Paguhen dhe paguajnë sipas vendit të punës. E sjell këtë shembull për të thënë se në çdo aspekt është e njëjta gjë. Ndryshimi është nata me ditën. Ndryshimi me ku duam të shkojmë është muzgu me agimin. Domethënë nëse sot më thoni ç’mendoj unë për ata që mendojnë njerëzit në aspektin ekonomik dhe marrëdhëniet me shtetin, unë them që ata nuk ka sesi të ndjehen të kënaqur. Ama nga ana tjetër nuk ka sesi mos të shohim që jemi në një kantier që është e dukshme ajo që është ndërtuar,”-tha numri njw i qeverisw. 

LAJMI KRYESOR: Vaksinat anti-COVID/ Rama: Asnjë shtet s’e ka publikuar kontratën, kemi para për të gjitha! Letra e ambasadës franceze? Nuk servilozem për njerëzit e mi, ‘hapëm’ 300 mijë vende pune

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama 19 janar 2021 edi rama edi rama 19 janar 2021

Sondazh

Poll