Politike

‘Shembull për ‘profesionistët’ e kryeqytetit’/ Meta takohet me gazetarët në Vlorë, presidenti: Këta janë

19 Janar 2021, 09:24 Nga DOSJA
‘Shembull për ‘profesionistët’ e kryeqytetit’/

VLORË– Presidenti Ilir Meta është takuar mëngjesin e sotëm me gazetarët në qytetin e Vlorës. Ai tha se në Vlorë ka sot një brez gazetarësh kurajozë që të impresionojnë me profesionalizmin e tyre në shërbim të së vërtetës. Meta shkruan se “profesionistët” e kryeqytetit duhet të marrin shembull nga gazetarët e Vlorës.

Kush tha, që gazetaria e mirë bëhet vetëm në Tiranë?!Në Vlorë ka sot një brez të ri gazetarësh kurajozë, që të impresionojnë me profesionalizmin e tyre, në shërbim të informimit, së vërtetës dhe interesit publik. Shembull, që duhet ndjekur madje dhe nga disa “profesionistë” në Tiranë.I lumtur të takohesha e të bisedoja me ta, në veçanti për problemet, që mundojnë sot Vlorën dhe vendin tonë”, shkruan Ilir Meta, President i Republikës.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazetaret e vlores ilir meta gazetaret e vlores ilir meta

Sondazh

Poll