Politike

‘Rama rol cubi me vendet europiane’/ Ralf Gjoni: Marrëveshja me Fizer duhej të vihej në dispozicion

19 Janar 2021, 10:30 Nga DOSJA
‘Rama rol cubi me vendet europiane’/ Ralf Gjoni: Marrëveshja me

TIRANË– Deputeti i opozitës së bashkuar Ralf Gjoni mendon se marrëveshja që u miratua ditën e djeshme në Kuvend po mbahet sekret. Teksa ishte i ftuar ditën e sotme në një intervistë me “Skype” në “Neës 24” , Gjoni tha se ngjarja ishte një skandal. Ai theksoi se deputetëve iu duhej vënë në dispozicion marrëveshja me Fizer.

Dje ishte një hapje normale parlamentare. Dje, jashtë rendit të ditës, na thuhet se është diskutuar ideja për të futur në rend dite, në minutë të fundit, 3 projekt-akte. Unë kam kërkuar që të lexohet akti normativ. Ku jetojmë, në Republikë sultjashi?Unë si deputet kam të drejtë të lexoj çfarë ne votojmë për qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Marrëveshja me Fizer duhet të na vihej në dispozicion. E keni vënë re se vendosin shumë ligje në minutë të fundit. Maxhoranca në parlament është shtypëse dhe arrogante”, tha Gjoni.

Ralf Gjoni deklaroi se Rama ka kohë që vazhdon e bën cubin me vendet europiane, por se në fakt Shqipëria gjithmonë e më shumë po ngjan me Republikë sultjashi.

“Më duket absurde që lideri i një vendi ballkanik të bëjë si cub ndaj liderëve europianë. Kjo është paaftësi. Izraeli prsh është vend që ka shpërndarë shumë vaksina. Ky nuk është shtet, por Republikë sultjashi”, u shpreh Gjoni.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ralf gjoni ralf gjoni

Sondazh

Poll