Politike

‘S’do ketë nevojë për kamera të fshehta’/ Rama s’i ndahet “Tires”: Inspektorët e tatimeve s’shkojnë dot as n

19 Janar 2021, 10:42 Nga DOSJA
‘S’do ketë nevojë për kamera të fshehta’/

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se inspektorët e tatimeve do të pajisen me kamera trupi dhe GPS për t’u ndjekur gjatë punës së tyre. Në fjalën e tij, në një konferencë për shtyp në Kryeministri, numri një i qeverisë risolli edhe njëherë shembullin e sanitares Tire Alldervshi, duke kërkuar nga qytetarët që të denoncojnë sa më shumë raste të ngjashme.

“Inspektorët e tatimeve nuk shkojnë dot as në biznes, as kafene. Se janë me GPS dhe ndiqen online nga qendra. Për çdo qëndrim duhet të japin llogari, dhe për çdo devijim në kafene do të japin llogari sipas rregullave. Kanë edhe kamera trupi dhe janë marrëdhënie transparente. Shumë e rëndësishme të theksohet se na duhen qytetarët, që të bëjnë atë që bëri ajo që çoi prapa hekurave atë personazhin e pështirë të spitaleve. Vetëm kështu pastrojmë çibanët. Kur sistemi të ngrihet nuk do ketë nevojë për kamera të fshehta,”-shtoi Rama. 

LAJMI KRYESOR: Vaksinat anti-COVID/ Rama: Asnjë shtet s’e ka publikuar kontratën, kemi para për të gjitha! Letra e ambasadës franceze? Nuk servilozem për njerëzit e mi, ‘hapëm’ 300 mijë vende pune

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama 19 janar 2021 edi rama edi rama 19 janar 2021

Sondazh

Poll