Politike

‘S’ka të tjera forca që e bëjnë dot këtë punë’/ Rama: 4-vjeçarin e ardhshëm gjithçka në lidhje me biznesin do t

19 Janar 2021, 10:37 Nga DOSJA
‘S’ka të tjera forca që e bëjnë dot

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka premtuar e i gjithë sistemi i punës do të jetë online për të gjithë qytetarët. Gjatë fjalës së tij në një konferencë për shtyp, Rama tha se me ndryshimet që priten do të marrë fund “loja” e biznesit të madh me të voglin, pasi të gjithë do të vendosen në kushte të barabarta.

“Sot kemi kursyer çerek milionë orë për marrëdhëniet biznes-shtet, në aspektin e radhave dhe pritjeve. Ama kjo është një punë në mes dhe dimë shumë mirë sesi vazhdon dhe kemi hedhur piketat. Brenda 4-vjeçarit të ardhshëm gjithçka në lidhje me biznesin do të jetë online. Gjithë sistemi i punës me shkop në dorë i administratës tatimore, do të kthehet me mend në kokë. Do kalohet në punë inteligjente e bazuar në kompjuter dhe gjithë sistemi. Kjo nuk është një ëndërr dhe as ide por një punë që ka filluar, sot që flasim ka filluar me marrëdhënien biznes-qeveri, me një numër të konsiderueshëm transaksionesh. Gjithë ai zixhir problemesh që krijojnë hapësirë për informalitet, e faturave dopio që i madhi bën me të voglin do të marrë fund. Por ama duke i vendosur të gjithë në pozita të barabarta, duke i dhënë mundësi kujdoqoftë që kontrollon sjelljet dhe veprimet anasjelltas. Është themelore të kuptohet se puna e bërë është kolosale dhe nuk ka të tjera foca që e bëjnë dot këtë punë. Shumë e thjeshtë,”-u shpreh Rama.

LAJMI KRYESOR: Vaksinat anti-COVID/ Rama: Asnjë shtet s’e ka publikuar kontratën, kemi para për të gjitha! Letra e ambasadës franceze? Nuk servilozem për njerëzit e mi, ‘hapëm’ 300 mijë vende pune

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama 19 janar 2021 edi rama edi rama 19 janar 2021

Sondazh

Poll