Politike

Ekonomia në vend/ Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj: Prej pandemisë vendet e punës u ulën me 2%, kemi ulje informalit

19 Janar 2021, 10:22 Nga DOSJA
Ekonomia në vend/ Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj: Prej

TIRANË– Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj ka dhënë shifrat lidhur me impaktin që ka pasur pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Në një konferencë për shtyp, me ministren Anila Denaj dhe kryeministrin Edi Rama, Ibrahimaj tha se për shkak të situatës së vështirë, 2% kanë humbur vendin e punë, megjithatë shtoi se informaliteti ka rënë ndjeshëm.

Ulëm nivelin njeri në shërbime. Shërbimet janë online, implementuam call-centre dhe live chat. Ulëm kohën që tatimpaguesit kalonin me tatimorët. Në vitin 2020 u krijua drejtoria e kontrollit e specializuar. Fokusi është tek individët. Kapakun e procedurave do ta vendos 2021, me fiskalizimin. Çdo tatimpagues do të deklarojë në kohë reale faturat e tij. Ne gjurmojmë nga zyra gjithë tatimpaguesit që nuk janë përmbushës. Do shpeshtojmë kontrollet nga zyra. Efektet e punës së bërë janë ndjerë në nivelin e të ardhurave. Nga 2013 kemi 55% më shumë të ardhura. TVSH-ja është rritur me 47% pasi kishte rënë. Informaliteti, sipas organizatave ndërkombëtare, kemi pasur rënie me 23%. Falë politikave dhe punës së bërë. Të gjitha të dhënat janë përmirësuar për tregun e punës. Të ardhurat e mbledhura nga TAP dhe sigurimet shoqërore janë në rritje. Prej pandemisë vendet e punës u ulën me 2%. Numri i ndërmarrjeve tregon rritje konstante. Mbi 10% janë të mëdha,”-tha ajo.

LAJMI KRYESOR: Vaksinat anti-COVID/ Rama: Asnjë shtet s’e ka publikuar kontratën, kemi para për të gjitha! Letra e ambasadës franceze? Nuk servilozem për njerëzit e mi, ‘hapëm’ 300 mijë vende pune

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike delina ibrahimaj edi rama 19 janar 2021 delina ibrahimaj edi rama 19 janar 2021

Sondazh

Poll