Politike

Kuvendi miratoi marrëveshjen, reagon kabineti i Metës, Panariti: Çfarë është vaksina Pfizer e rrethuar nga qeveria me anon

19 Janar 2021, 10:14 Nga DOSJA
Kuvendi miratoi marrëveshjen, reagon kabineti i Metës, Panariti:

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë miratoi ditën e djeshme marrëveshjen për vaksinën Pfizer. Presidenca nuk e ka pritur mirë këtë marrëveshje e cila sipas tyre nuk është sqaruar se për çfarë po bëhet fjalë.

Për këtë ka ardhur dhe reagimii Drejtorit të Kabinetit të Presidentit të Republikës Edomond Panariti, i cili me anë të një postimi të bërë në ‘Facebook’ shkruan se askush nga qeveria nuk pyeti se çfarë është vaksina ‘Pfizer’. Njerëzit kanë nevojë për informim pasi është shtyllë e demokracisë, shkruan Panariti për të vijuar më tej se sipas tij vaksina Pfizer, është një “informacion” një SMS që i dërgohet trupit tonë për ta stërvitur që ai të mbrohet nga covid – 19.

SHKRIMI I EDMOND PANARITIT:

Po çfarë është vaksina Fajzer (Pfizer) e rrethuar nga qeveria me anonimat dhe sekret pas kontraktimit ?A duhet të dimë diçka më shumë për të para se ti japin dhe hapim krahun?Pse ajo dhe jo një tjetër? Askush mjerisht në Kuvend nuk i shtroi këto pyetje, por thjesht votoi symbyllur.Jam i sigurt që në Parlamente të tjera do të pyesnin, kërkonin sqarime dhe do të kishte debat. Sepse njerëzit që i çojnë aty përfaqësuesit e tyre duan të informohen.Dhe e drejta për informim, është shtyllë e demokracisë!
Po jap unë disa sqarime me gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme për të gjithë që nuk i dëgjuan ato dje.Ndryshe nga vaksinat e tjera, Vaksina Pfizer, është një “informacion” një SMS që i dërgohet trupit tonë për ta stërvitur që ai të mbrohet nga covid – 19.
Pra Kaq ishte thelbi!Ndryshe nga më parë, në vend të viruseve të vrarë apo proteinave inaktive, në trupin tonë futet një mesazh i cili stërvit dhe trajnon trupin për të luftuar virusin. Kjo SMS është shumë delikate dhe që të ruhet dhe të depërtojë në trupin tonë pas injektimit futet në një zarf yndyror (grimca yndyre), hollohet me pak ujë të kripur (solucion fiziologjik) futet në ngrirje – 70 gradë para se të injektohet.Pasi trupi ynë e lexon këtë SMS urdhër, ai reagon dhe vepron kundër covid.Kur sms lexohet ajo vetë shkatërrohet. Ashtu siç bëjmë dhe ne pasi lexojmë një chat në whatsup dhe pastaj e fshijmë.Është shumë delikate në ruajtje dhe ka disavantazhin në krahasim me vaksinat e tjera se kërkon dy doza në interval 3 javor Kërkon shumë parapergatitje dhe transparencë që te ne mungon, krahasuar me vënde të tjera.. Por është shumë efikase.A ka zgjidhje dhe zgjedhje të tjera?Sigurisht që po! .Po bash për këto kerkohej debati parlamentar që mjerisht mungoi.

Miratimi i tre akteve normative që u bë ditën e djeshme në Kuvend ishte një dritë jeshile për tu hapur më pas rrugën ardhjes së dozave të vaksinave Anti-Covid në Shqipëri

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edmond panariti edmond panariti

Sondazh

Poll