Politike

‘Doni apo s’doni ju…!/ Banorët dolën kundër në protestë, Rama “mban fjalën”, s’bën hapa pas. Nis puna për nd

19 Janar 2021, 08:34 Nga DOSJA
‘Doni apo s’doni ju…!/ Banorët dolën kundër

FIER– Nis puna për ndërtimin e spitalit të Fierit nga kompania turke. Mëngjesin e sotëm, në tokën që u caktua me sy nga ana e kryeministit Edi Rama, si e përshtatshme për të zhvilluar projektin, kanë mbërritur makineritë e para.

Pasi është sheshuar e gjithë zona, pranë Bypassit të Fierit janë vendosur edhe edhe shtyllat e energjisë elektrike që do të furnizojnë kantierin, duke i bërë ndërhyrjet e para vetëm çështje orësh. 

Ndërkohë që banorët e zonës, njëkohësisht edhe pronarët e tokës ku do të ndërtohet godina, janë shprehur hapur se janë kundër këtij projekti. Por kryebashkiaku Armando Subashi, gjatë një takimi me ta u ka bërë të qartë se spitali do të ndërtohet me ose pa pëlqimin e tyre. Megjithatë u ka premtuar marrjen e një dëmshpërblimi.  

Lidhur me investimin turk në Shqipëri, ka reaguar edhe drejtoresha e “Open Data”, Aranita Brahaj, e cila ka publikuar dokumenta që sipas saj tregojnë qartë se punimet janë akt vepre penale, pasi kryeministin Edi Rama se ka shkelur strategjinë e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit.

Ndërtimi i spitalit të Fierit pritet të kushtojë 60-70 milionë euro. Spitali pritet të jetë gati brenda tre muajsh, ndërsa për ndërtimin e tij do të angazhohen gati 1200 punëtorë, 20-30% e tyre pritet të jenë shqiptarë. Premtimin për ndërtimin e godinës së re, numri një i qeverisë shqiptare e mori pak javë më parë teksa po vizitonte presidentin turk Recep Tajip Erdogan.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama fier spitali i fierit edi rama fier spitali i fierit

Sondazh

Poll

Politike 18 Janar 2021, 21:45

TIRANË– Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në një l...