Sport

Ozil i jep lamtumirën Arsenalit, kalon te gjigandi i Stambollit…

17 Janar 2021, 17:58 Nga DOSJA

ANGLI – Mesfushori 32-vjeçar i ka përshëndetur bashkëlojtarët e tij në qendrën stërvitore të Arsenalit të dielën, duke i dhënë fund karrierës shtatëvjeçare e gjysmë në Londrën veriore.

Arsenali i ka dhënë atij leje për të udhëtuar drejt Stambollit, ku ai do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore para se ta finalizojë marrëveshjen me Fenerbahçen, klubin përkrahës i të cilit ka qenë që prej fëmijërisë.

Gjithçka që mbetet për t’u finalizuar është çështja e dokumenteve, pasi Arsenali dhe Ozili kanë arritur marrëveshjen për ndërprerjen e parakohshme të kontratës në vlerë prej 350 mijë stërlina në javë.

Sipas burimeve të “Goal” brenda klubit londinez, nuk do të ketë njoftim formal për largimin e fituesit të Kupës së Botës derisa procedurat e zakonshme të kompletohen.

Por Ozili ka folur për televizionin turk “NTV” para kalimit në Fener. “Jam shumë i lumtur dhe ngazëllyer. Jam tifoz i Fenerbahçes. Si tifoz i Fenerbahçes, Zoti e ka bërë të mundur që unë ta vesh këtë fanellë. Do ta jap më të mirën nga vetja”,- ka thënë Ozil.

Ozili iu bashkua Arsenalit nga Real Madridi në vitin 2013 për një shumë rekord për klubin atë botë, prej 45 milionë euro. Ai i ka bërë 184 paraqitje për Arsenalin në Premier League, duke i shënuar 33 gola dhe duke i dhënë 54 asiste.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 17 Janar 2021, 16:58

Edhe këtë bën Rei Manaj, me portën bosh…

SPANJE – Sulmuesi kuqezi Rei Manaj ka qenë ditën e sotme në fushë për ndeshjen që Barcelona B luante në transfertë ndaj Gimnastic. Skuadra blaugrane u mund në k...