Sport

Ish-sulmuesi i Partizanit të Beogradit zbarkon në Shqipëri, ja me kë skuadër do të luajë

17 Janar 2021, 17:37 Nga DOSJA
Ish-sulmuesi i Partizanit të Beogradit zbarkon në Shqipëri, ja me

SHQIPËRI– Skuadra e Bylis është në kërkim të një sulmuesi pas transferimit të Valentino Murataj te skuadra e Partizanit. Trajneri Veljko Dovedan ka arritur të bindë ish-sulmuesin e Partizanit të Beogradit Nemanja Kojić për t’u transferuar te skuadra e tij.

Sulmuesi, i cili në muajin shkurt mbush 31-vjeç, ka luajtur në Superligën serbe me Radnicki Nis, ndërsa këtë sezon ka shënuar tre gola në 16 ndeshje. Kojic ka dalë dy herë kampion në Serbi, kur luante me Partizanin e Beogradit.

Në janar të vitit 2013 ai u bë pjesë e gjigantit serb, pasi kishte spikatur me Rad Beograd. Në verën e vitit 2015, pasi kishte fituar titullin kampion, ai u largua drejt Turqisë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bylis nemanja kojić partizan beograd bylis nemanja kojić partizan beograd

Sondazh

Poll

Sport 17 Janar 2021, 16:58

Edhe këtë bën Rei Manaj, me portën bosh…

SPANJE – Sulmuesi kuqezi Rei Manaj ka qenë ditën e sotme në fushë për ndeshjen që Barcelona B luante në transfertë ndaj Gimnastic. Skuadra blaugrane u mund në k...