Sport

Inter po vuan krizën financiare, jo vetëm pagat e prapambetura, klubi zikaltër ende nuk ka paguar këstin e Hakimit

17 Janar 2021, 10:47 Nga DOSJA
Inter po vuan krizën financiare, jo vetëm pagat e prapambetura, klubi

ITALI- Pandemia e koronavirusit i ka shkaktuar Interit një krizë të madhe ekonommike. Sipas “La Repubblica” skuadra zikaltër ka probleme likuiditeti që nuk lejojnë të plotësojë pagat e futbollistëve dhe stafit. Jo vetëm kaq, klubi nuk ka qenë në gjendje të paguajë pagesat e kryera për transferimet.

Një nga ato pagesa është për Achraf Hakimin. Inter ka rinegociuar me Real Madrid datën e parë të pagesave që ishin 10 milion euro, nga 40 gjithsej, të cilat duhet të paguhen më 30 mars. Kësti i parë duhet të ishte paguar dhjetorin e kaluar,por me atë marrëveshje të re, Interi merr pak frymë.

E vërteta është se klubi nga Milano po përjeton një krizë të rëndë,duke marrë parasysh që ende nuk janë paguar pagat e futbollistëve për muajt korrik dhe gusht. Dy administratorët e klubeve Beppe Marotta dhe Alessandro Antonello u janë zotuar lojtarëve të paguajnë borxhin para 16 shkurtit. Ata gjithashtu siguruan që klubi gjithashtu do të përmbushë angazhimet e tij për nëntorin dhe dhjetorin

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport hakimi inter hakimi inter

Sondazh

Poll