Sport

Torino, Marko Xhampaolo drejt shkarkimit. Pritet vetëm lajmi zyrtar

17 Janar 2021, 17:43 Nga DOSJA
Torino, Marko Xhampaolo drejt shkarkimit. Pritet vetëm lajmi zyrtar

ITALI – Aventura e Marko Xhampaolo në stolin e Torinos ka mbaruar. Pas barazimit 0-0 kundër Specias mbrëmë në shtëpi, klubi ka vendosur të shkarkojë trajnerin. Në familjen “granada” pritet njoftimi zyrtar nga kompania, e cila e ka marrë këtë lloj zgjidhjeje.

Rezultatet zhgënjyese të marra deri më tani nga Xhampaolo, e kanë detyruar presidentin Urbano Kairo të jetë i vendosur në këtë vendim. Madje thuhet se Davide Nikola, me gjasa do të ulet në vendin e tij, edhe pse ai është ende i lidhur me Gjenovan.

Pas javës së 18-të në kampionatin e Seria A, Torino lufton për mbijetesë. Ajo ka grumbulluar vetëm 13 pikë, po aq sa edhe Parma, duke u renditur në vendin 18-të, në sajë të golaverazhit më të mirë.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport mrko xhampaolo shkarkohet trajneri pritet zyrtarizimi trajneri i torinos mrko xhampaolo shkarkohet trajneri pritet zyrtarizimi trajneri i torinos

Sondazh

Poll

Sport 17 Janar 2021, 16:58

Edhe këtë bën Rei Manaj, me portën bosh…

SPANJE – Sulmuesi kuqezi Rei Manaj ka qenë ditën e sotme në fushë për ndeshjen që Barcelona B luante në transfertë ndaj Gimnastic. Skuadra blaugrane u mund në k...