Sport

VIDEO/ Mposhti Juventusin, por poshtërohet nga Napoli, ja çfarë i ndodhi Fiorentinës në stadiumin “Maradona”

17 Janar 2021, 14:26 Nga DOSJA
VIDEO/ Mposhti Juventusin, por poshtërohet nga Napoli, ja çfarë

ITALI-Napoli merr një fitore për javën e 18-të të kampionatit italian përballë Fiorentinës me shifrat 6-0. Një rezultat i thellë që as nuk ishte menduar nga të kaltërit. Takimi nisi mjaft mirë për vendasit të cilët e panë veten në avantazh në minutën e 5-të me anë të Insignes. Fiorentina nuk e kishte forcën për ti bërë keq skuadrës së Gatussos që në të 36-tën dyfishuan shifrat me Petagnan.

Vetëm dy minuta më vonë ishte Insigne që pasi “vallëzoi” mes futbollistëve kundërshtarë, shërbeu saktësisht për Lozanon në zonë dhe sulmuesi meksikan nuk e pati të vështirë të shtyjë topin në rrjetë, ndërsa pak para fundit të pjesës së parë ishte polaku Zielinski që çoi shifrat në 4-0, me një goditje nga distanca. Ndërsa në minutën e 72’të Insigne shënoi edhe golin e 5-të për vendasit, pasi ekzekutoi saktë një penallti.

Goleadën e napolitanëve e kompletoi ish sulmuesi i Interit, Matteo Politano, i cili pasi mori një top në krah, depërtoi bukur drejt qendrës dhe lëshoi një goditje të saktë nga jashtë zonës së 16-metrave, duke e dërguar sferën në rrjetë. Një kampionat i pa parashikueshëm pasi disa javë Fiorentina mundi 3-0 Juventusin,ndërsa tani merr këtë humbje të thellë. Në këtë sukses Hysaj luajti për 90 minuta.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fiorentina napoli fiorentina napoli

Sondazh

Poll