Sport

Nga e hëna, shtatë ditë zjarr për Milanin, Mandzukiç dhe Tomori gati të vishen kuqezi…

17 Janar 2021, 12:45 Nga DOSJA
Nga e hëna, shtatë ditë zjarr për Milanin, Mandzukiç

ITALI – Të hënën duhet kaluar Kaljari në fushë, me një gjendjen tepër kritike për shkak të mungesave, katër negociata në tregun e transferimeve duhet të mbyllen te Milani. Java e kuqezinjve do të jetë shumë e nxehtë në të gjitha frontet, me vendin e parë për t’u mbrojtur, duke i garantuar Stefano Piolit përforcimet e nevojshme për të arritur në vijën e finishit pa gulçim. Emrat që pritet t’i shtohen një skuadre, të cunguar nga dëmtimet dhe Covid janë Mario Mandzukiç dhe Fikayo Tomori. Për të dy negociatat janë duke u zhvilluar shumë mirë, ku ish-sulmuesi i Juves dhe Bayernit, mund të jetë i pari që do të lidhet me kuqezinjtë.

Sulmuesi kroat – Bisedimet me kroatin dhe menaxherët e tij janë intensifikuar në orët e fundit dhe dyshimet për gjendjen e tij fizike, ai ka qëndruar pa luajtur për gati një vit, janë zhdukur përfundimisht. Ekziston një marrëveshje me sulmuesin: Mandzukiçit i është ofruar një kontratë 6-mujore me mundësinë e rinovimit të saj edhe për 12 të tjera, saktësisht siç u veprua një vit më parë me Ibran. Sot apo nesër do të zhvillohet takimi vendimtar me agjentin e tij, por përshtypja është se marrëveshja do të bëhet dhe që Mandzukiç mund të jetë në Milano në ditët e para të javës tjetër për ekzaminimet mjekësore.

Mesfushori i Çelsit – Hapa përpara janë bërë edhe për Tomorin, pavarësisht kundërshtimit të Frank Lampardit, i cili nuk do të donte të humbiste lojtarin. Milani i ka propozuar Çelsit huazimin me mundësinë e blerjes së lojtarit, çka është duke u negociuar me “blutë”. Klubi londinez do të kishte vendosur çmimin në rreth 30 milionë, Maldini dhe Masara po përpiqen të ulin pretendimet e Çelsit. Gjithsesi, ata kanë synimin për të sjellë Tomorin në Milano dhe duket se janë të gatshëm të mbyllin marrëveshjen në çdo rast. Ndërkohë, mesfushori nuk u thirr nga Lampard dje për ndeshjen kundër Fulham, shenjë kjo e një negocimi që ka hyrë në fazat e fundit.

Rinovimet – Sidoqoftë, javën e ardhshme do të jetë gjithashtu shumë e rëndësishme në frontin e rinovimit. Stipiç, agjent i Çalhanoglut, pritet në Milano për takimin e fundit me kompaninë. Palët ishin bërë shumë të afërta ditët e fundit dhe distanca midis ofertës dhe kërkesës ka qenë tashmë shumë e ngushtë. Midis 4.5 plus bonuse dhe 5 milion në sezon, për të arritur te tymi i bardhë. Situata në lidhje me Donarumën është e ndryshme, edhe pse ka pasur bisedime të frytshme me Mino Rajolën ditët e fundit. Edhe portieri duket se po shkon drejt një zgjatjeje.Gjithsesi 7-10 ditët e ardhshme mund të jenë vendimtare në kampin kuqezi.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport calhanaglu donaruma manzukic milani skuadra kuqezi stefano pioli tomori calhanaglu donaruma manzukic milani skuadra kuqezi stefano pioli tomori

Sondazh

Poll