Sport

I dhuroi fanellën punëtorit të stadiumit, futbollisti i Chelsea-t mund të përballet me një dënim nga Federata, ja arsyeja

17 Janar 2021, 14:57 Nga DOSJA
I dhuroi fanellën punëtorit të stadiumit, futbollisti i Chelsea-t

ANGLI– Futbollisti i Chelsea-t Thiago Silva mund të përballet me një dënim të rëndë nga Federata Angleze për shkak se ka thyer masat anti-Covid. Në përfundim të ndeshjes kundër Fulham, mbrojtësi brazilian i hodhi fanellën një punëtori që ndodhej në tribunën e stadiumit “Craven Cottage”.

Megjithatë, lojtarëve u është thënë që nuk lejohen të ndërrojnë ose të japin fanellat e tyre pas protokolleve të reja në kampionatin anglez. Javën e kaluar shefi ekzekutiv i Premier League , Richard Masters, u shkroi klubeve për të “theksuar rëndësinë kritike të respektimit” të rregullave të përforcuara.Udhëzimet e reja pohojnë gjithashtu se nuk lejohen “shtrëngime duarsh dhe përqafime”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport chelsea thiago silva chelsea thiago silva

Sondazh

Poll