Sport

VIDEO/ Traversa në sekondat e fundit ndal Freiburg për ti bërë keq Bayern Munich, Abrashi luan por…

17 Janar 2021, 17:03 Nga DOSJA
VIDEO/ Traversa në sekondat e fundit ndal Freiburg për ti

GJERMANI-Bayern Munich mori një fitore me vuajtje përballë Freiburg në javën e 16-të të Bundesligës. Bavarezët triumfuan me shifrat 2-1, që shkëputen me 4 pikë diferencë nga Lajpcigu në krye të tabelës së klasifikimit. Golat u shënuan nga Lewandowski dhe Muller, ndërsa për kundërshtarët ishte Petersen ai që tundi rrjetën. Në këtë takim u aktivizua edhe Amir Abrashi.

Mesfushori shqiptar ka kaluar nga dëmtimi në dëmtim, duke u detyruar që për shumë kohë të mos jetë prezent në fushën e lojës. Lojtari 30-vjeçar është aktivizuar në ndeshjen e sotme nga trajneri i tij, duke zëvendësuar në minutën e 5-të shokun e skuadrës, Santamaria. Me hyrjen e tij në lojë, Abrashi i jep mesfushës tonin e duhur, duke qenë një nga më të mirët në fushë për Freiburg, edhe pse përballë kishte një ekip si Bajerni i Mynihut.

Por fati i keq e përndjek edhe sot, teksa në minutën e 55 dëtyrohet të dalë sërish jashtë fushe. Në minutat e fundit të takimit, Freiburg shkoi pranë golit,por ishte traversa që i mohoi golin e barazimit miqëve.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport abrashi bayern munich freiburg abrashi bayern munich freiburg

Sondazh

Poll

Sport 17 Janar 2021, 16:58

Edhe këtë bën Rei Manaj, me portën bosh…

SPANJE – Sulmuesi kuqezi Rei Manaj ka qenë ditën e sotme në fushë për ndeshjen që Barcelona B luante në transfertë ndaj Gimnastic. Skuadra blaugrane u mund në k...