Sport

Kukësi përgënjeshtron: “Fake News”, Rraman Hallaçi është trajneri ynë!

17 Janar 2021, 11:28 Nga DOSJA

TIRANE – Duke u nisur nga humbja 1-0 ndaj Vllaznisë, në mbrëmjen e së premtes në “Elbasan Arena”, ditën e sotme media të ndryshme kanë raportuar se klubi i Kukësit ka shkarkuar trajnerin Rrahman Hallaçi. Madje është përfolur se në krye të pankinës së skuadrës verilindore do të ulet trajneri gjirokastrit Bledar Devolli, i cili aktualisht drejton skuadrën e Drenicës në Kosovë.

Pas këtij lajmi të përhapur në mjediset sportive, klubi i Kukësit ka dalë me një njoftim për shtypin, duke përgënjeshtruar fjalët për shkarkimin e trajnerit Hallaçi, i cili sipas verilindorëve po përgatit skuadrën për ndeshjen ndaj Apolonisë, e vlefshme për javën e 15-të të Superiores.

“Futboll Klub Kukësi kërkon të sqarojë opinionin publik se lajmet e orëve të fundit në media, për shkarkimin e trajnerit Rraman Hallaçi janë të pavërteta. Hallaçi do të vazhdojë të jetë trajner i skuadrës dhe stafi teknik po punon për të përforcuar skuadrën në merkaton e janarit duke siguruar të gjithë se ekipi do të kthehet te rezultatet pozitivë shumë shpejt.

Trajneri Hallaçi ka besimin e klubit dhe mbështetjen e të gjithë futbollistëve në këtë moment të vështirë për skuadrën. Skuadra zhvillon sot stërvitjen e radhës për ndeshjen ndaj Apolonisë nën urdhërat e trajnerit Hallaçi.

Klubi e kupton se emri i Kukësit shton klikimet dhe rrit shitjet e gazetave por njëkohësisht kërkon nga mediat që të tregohen profesioniste dhe të mos publikojnë lajme të rreme. Klubi ka zyrën e shtypit ku mund të merret çdo informacion që keni nevojë. Para se të publikoni një lajm, jeni të lutur të siguroheni,”- njofton klubi i Kukësit nëpërmjet zyrës së shtypit të tij.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport rraman hallaci skuadra kuksiane skuadra verilindore trajneri i kukesit rraman hallaci skuadra kuksiane skuadra verilindore trajneri i kukesit

Sondazh

Poll