Sport

Edhe këtë bën Rei Manaj, me portën bosh…

17 Janar 2021, 16:58 Nga DOSJA
Edhe këtë bën Rei Manaj, me portën bosh…

SPANJE – Sulmuesi kuqezi Rei Manaj ka qenë ditën e sotme në fushë për ndeshjen që Barcelona B luante në transfertë ndaj Gimnastic. Skuadra blaugrane u mund në këtë takim me shifrat 3-1 dhe në një nga disa rastet e shpërdoruar nga Barça B, ishte edhe ai i Rei Manajt në minutën e 51-të. Me portën e boshatisur, futbollisti shqiptar nuk arriti të devijonte në rrjetë sferën, duke e dërguar shumë larg kuadratit.

Një rast që solli dëshpërim te tijtë, të cilët mund të rihapnin takimin, por mundësia e shpërdoruar ishte fatale. Megjithatë, në botën e futbollit, edhe emrat më të njohur kanë gabuar raste flagrante si Manaj.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll