Sport

Rikthimi i Ibrahimovic nuk mjafton, dy titullarët preken nga COVID-19 dhe humbasin sfidën me Cagliarin

17 Janar 2021, 10:36 Nga DOSJA
Rikthimi i Ibrahimovic nuk mjafton, dy titullarët preken nga COVID-19 dhe

ITALI-Nuk ka paqe për Milanin e Stefano Piolit. As koha për t’u gëzuar me rikthimin e Zlatan Ibrahimovic, i cili do të jetë në fushë ndaj Cagliarit nga minuta e pare. Tekniku i kuqezinjëve do të duhet të bëjë pa Hakan Calhanoglu dhe Theo Hernandez.

Mesfushori turk dhe mbrojtësi francez rezultuan pozitiv me COVID-19 dhe u futën në karantinë nga klubi kuqezi. Të hënën në mbrëmje në Sardenjë do të jetë përsëri një Milan kryesisht i paplotë me Brahim Diaz që vepron si nën-sulmues në vend të Calhanoglus dhe Dalot i cili do të luajë si anësor i majtë.

Si Calhanoglu ashtu edhe Theo me siguri do të shpresojnë të jenë në ndeshjen kundër kundër Atalanta-s. Përveç tyre, Rebic dhe Krunic janë ende duke luftuar me Covid-19.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport hakan calhanaglu milan theo hernandez hakan calhanaglu milan theo hernandez

Sondazh

Poll