Sport

VIDEO/ Tirana lë pas 5 barazimet rradhazi dhe rikthehet te fitorja, Partizani nuk pyet për dëborën e Korçës, suprizën e b

16 Janar 2021, 14:57 Nga DOSJA
VIDEO/ Tirana lë pas 5 barazimet rradhazi dhe rikthehet te fitorja,

SHQIPËRI-Kanë përfunduar tre takimet e Superligës shqiptare ku përveç dy skuadrave të kryeqytetit që nuk bëjnë hap fals, surprizën e bën Apolonia që mund Laçin në stadiumin “Loni Papuçiu” me shifrat 1-0. Tirana vuan përballë Kastriotit, por në Selman Stermasi ia del të lejë pas “makthin” e pesë barazimeve radhazi duke fituar me rezultatin 2-1. Bardheblutë e nisën keq ndeshjen ku e panë veten në disavant me David që shënoi në minutën e 20-të.

Megjithatë, vendasit reaguan dhe sërish ishin në epërsi territoriale, ndërsa golin e barazimit e gjetën në minutën e 35 me kapitenin Idriz Batha, i cili nga fare pranë mposhti portierin Isli Hidi.Në pjesën e dytë golin e fitores e shënoi Mucin ë minutën e 53-të. Një sukses që e ngjit skuadrën bardheblu në vendin e 5-të në kuotën e 20 pikëve.

 

SKËNDERBEU-PARTIZANI 1-2

Partizani fiton me shifrat 1-2 në Korçë përballë Skënderbeut. Dëbora e rënë në Korçë ndikon në këtë ndeshje duke prishur performancën e të dy ekipeve. Sfida nisi mjaft mirë për të kuqtë, të cilët brenda 7 minutave shënuan dy herë me Bardhin dhe Solomon, ndërsa në pjesën e dytë Mensah ngushtoi shifrat por vetëm kaq. Pas kësaj ndeshje, Partizani ngjitet në vendin e dytë me 23 pikë, aq sa Teuta e vendit të tretë. Ndërsa Skënderbeu mbetet në vendin e fundit me 10 pikë.

APOLONIA-LAÇI 1-0

Është mbyllur me fitoren 1-0 sfida mes Apolonisë dhe Laçit. Ka mjaftuar një gol i Gjatës në pjesën e parë që i jep kështu 3 pikë të rëndësishme skuadrës fierake në luftën për mbijetesë. Sfida kishte edhe disa raste të diskutueshme pasi Laçi gjeti golin e barazimit me Harmon, por gjyqtari anësor në mënyrë të pabeshme e anulloi golin. Kurbinasit në fund të ndeshjes ngelen edhe me 10 lojtarë pasi Deliu doli me karton të kuq për shkak se ofendoi gjyqtarin. Me këtë fitore, Apolonia kalon Skënderbeun në renditje duke shkuar në vendin e 9-të me 12 pikë po aq sa ka edhe Bylis i vendit të 8-të. Laçi ngelet në vendin e 4-të me 20 pikë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport skenderbeu tirana skenderbeu tirana

Sondazh

Poll