Sport

Martinez: “Jam këtu për “Scudetto”-n, rinovimi nuk do të jetë problem”

16 Janar 2021, 09:51 Nga DOSJA
Martinez: “Jam këtu për “Scudetto”-n, rinovimi nuk

ITALI – Në prag të ndeshjes Inter-Juventus, Lautaro Martinez flet hapur për “scudetto”-n: “Unë e dua atë, unë punoj për këtë dhe jam këtu për këtë. Pas shumë viteve të dominimit të Juventusit, këtë vit kampionati është më i ekuilibruar dhe argëtues. Dhe unë kurrë nuk e kam nënvlerësuar Juven”. Ndërkohë argjentinasi betohet për besnikëri ndaj ngjyrave të zikaltër: “Klubi dhe agjenti po flasin për rinovimin, do të gjendet një marrëveshje. Unë jam mirë në Milano, jam i qetë”.

Lautaro, në intervistën për “Sportweek”, flet për grupin te Interi: “Ne po luftojmë për një qëllim: të fitojmë. Kur ta bëjmë do të jetë e mrekullueshme. Kemi pasur një fazë adaptimi për ardhjen e reja dhe tani jemi atje ku kemi dashur. Tani jemi duke punuar për të qenë gjithnjë e më shumë një ekip”. Midis shokëve të tij të skuadrës, ai dallon Lukakun: “Ndihem mirë me të brenda dhe jashtë fushës, ai është shumë i përulur. Ka një histori të ngjashme me timen, ne vijmë nga asgjë dhe kuptohemi.”

Vetëm komplimente për Konten: “Një trajner kërkues që punon për të të përmirësuar, siç ndodhi me mua. Ardhja e tij ishte thelbësore për mua.” Kush nuk arriti është Mesi, për javë të tëra iu afrua Interit: “Në ato ditë edhe unë po ëndërroja, në ekipin kombëtar kam fatin të luaj me të dhe ai është fantastik”.

Duke folur për tregun e verës së kaluar, shumë zëra e donin Lautaron larg nga Milano: “Eshtë mirë që flasin për ty, por është gjithashtu edhe e rëndë. Shko të hash dhe flasin për ty, shkon në tualet dhe flasin përsëri për ty… Ishte një verë e lodhshme, duhet të jesh i fortë psikologjikisht, i qartë në kokën tënde. Unë jam i lumtur këtu”. Në Seria A: “Më pëlqen loja e Atalanta, ashtu si edhe e Romës. Ka shumë lojtarë të fortë, është një kampionat i rëndësishëm. Shpresoj që njerëzit të kthehen së shpejti në stadium, “San Siro është i mrekullueshëm”.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lukaku lutaro martines sulmuesi argjentinas sulmuesi i interit trajneri konte lukaku lutaro martines sulmuesi argjentinas sulmuesi i interit trajneri konte

Sondazh

Poll