Sport

VIDEO/ Romë e shëmtuar, Lazio “fluturon” me Immobilen dhe Luis Alberton

15 Janar 2021, 21:59 Nga DOSJA
VIDEO/ Romë e shëmtuar, Lazio “fluturon” me Immobilen dhe

ITALI– Derbi i kryeqytetit shkon për Lazion. Takimi që ngriti siparin e javës së 18-të të kampionatit italian pa skuadrën bardhekaltër të mposhte me shifrat 3-0 skuadrën e Romës. Takimi u ndez në minutën e 14-të kur Ciro Immobile përfitoi nga humbja e topit nga Ibanez, duke mposhtur portierin Lopez.

Goditjen e dytë verdhekuqtë e morën në minutën e 23-të, kur një vertikalizim i Milinkovic-Savic gjeti në zonë Lazzarin, i cili arriti të shërbente për Luis Alberton, me spanjollin që nuk fali për 2-0.Roma ishte krejtësisht e pafuqishme për të reaguar, madje skuadra e Simone Inzaghit dominoi në çdo aspekt, derisa shënoi edhe golin e tretë po me Luis Alberton, në minutën e 67-të.

U mbyll me fitoren e thellë ku Roma tregoi një ndeshje të dobët duke mos dhënë asgjë. Strkosha nuk ishte grumbulluar për arsye dëmtimi, ndërsa Kumbulla qëndroi 90 minuta në stol.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport immobile lazio luis alberto roma immobile lazio luis alberto roma

Sondazh

Poll