Sport

Si përfundon Inter-Juve? Platini: “1-0, me gol të CR7, por do të jetë emosionuese”

16 Janar 2021, 10:24 Nga DOSJA

ITALI – Në prag të Inter-Juve, një nga kampionët më të dashur dhe më të fortë të Juventusit ndonjëherë, Mishel Platini, ka folur ekskluzivisht për “La Gazzetta dello Sport”: “Unë nuk mund ta shihja Interin si një armik, sepse ishte klubi i parë italian që më donte”. Francezi, gjithashtu tregon se ai nuk përfundoi te Interi vetëm për shkak të një keqkuptimi gjuhësor midis tij dhe menaxherit të zikaltërve Beltrami, duke shtuar se nuk ishte i penduar që kishte përfunduar në pas te Juventusi.

Platini në listën e kampionëve të Juventusit (në të cilën ai është sigurisht) vendos Sivorin, Zidanen, Ronaldon, por edhe Rosin dhe Nedved. “CR7 është numri një i djemve të sotëm, siç isha unë për lojtarët e Juventusit nga vitet ’80 dhe Sivori më parë. Kush është më i miri mes tij dhe Mesit? “Dy janë fenomenë krejtësisht të ndryshëm. Dy lojtarë të mrekullueshëm për këto 15 vitet e fundit”, shton ai.

Ish-lojtari i Juventusit, për ndeshjen e madhe të nesërme Inter-Juventus, është i ekuilibruar: “Si përfundon? 1-0, me gol nga CR7. Por do të jetë emocionuese. Për “scudetto”-n, megjithatë mbajeni një sy nga Milani. Ai është i pari dhe duhet të ndalet”.

Platini pranon se e vlerëson shumë Konten: “Më pëlqen. Ai bën gjëra të mëdha. I hollë, gjithmonë në lëvizje. Ashtu si ai, janë vetëm Simeone dhe Gatuzo. Të tjerët janë më të qetë, si Pirlo, mbase mbajnë gjithçka Brenda”. Nëse problemet e tyre janë Eriksen dhe Dibala? “Unë nuk e njoh danezin shumë. Ndërsa Paulo më pëlqen. Shumë. Ai është pjesë e kategorisë së Maradonës, Sivorit, Nejmar, ai mund të ketë pak më pak talent, por le të shohim. As Ronaldo dhe as Mesi, nuk janë “playmaker”, ata një 10 që luajnë në majë”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cr7 interi juventusi mesfushori i juventusit mishel platini paulo dibala trajneri konte cr7 interi juventusi mesfushori i juventusit mishel platini paulo dibala trajneri konte

Sondazh

Poll