Sport

VIDEO / Vllaznia e pandalshme, fluturon në +9, Teuta mund Bylisin

15 Janar 2021, 18:02 Nga DOSJA

DURRES – Mbyllen pjesët e para të dy ndeshjeve që kanë hapur serinë e ndeshjeve të javës së 14-të të Superiores.

Në stadiumin e qytetit të Durrësit, “Niko Dovana”, skuadra vendase e Teutës ka arritur të zhbllokojë takimin përballë Bylisit. Në minutën e 28-të është Lorenco Vila, ai që shënon duke i dhënë një avantazh ekipit të drejtuar nga Edi Martini.

Ky ishte dhe goli i vetëm për 45 minutata e para. Teuta-Bylis 1-0.

Ndërkohë në “Elbasan Arena” është një tjetër ndeshje me mjaft interes. Vllaznia kryesuese luan përballë Kukësit, i cili me doemos kërkon të rikthejë situatën jo të favorshme që ka në këtë sezon. Në pjesën e parë ndeshja ka qenë deri-diku e barabartë, me disa raste për shënim më tepër në favor të ekipit shkodran. Gjithsesi, pjesa e pare u mbyll me shifrat 0-0.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll