Sport

Shpëtim Gjika harron Vlorën, i rrëmben zemrën Shkodra

15 Janar 2021, 19:54 Nga DOSJA

VLORE – Një nga presidentët më të zjarrtë të Flamurtarit dikur, tifozi numër 1 i skuadrës vlonjate dhe i akuzuari i parë për shpenzimin e fondeve publike për një ekip futbolli, Shpëtim Gjika, mbetet një fans i madh i futbollit.

Edhe pse jashtë sportit si protagonist, ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës nuk i ndahet ndjekjes së kampionatit dhe si shumë të tjerë, edhe ai këtë vit është shndërruar në një fans i Vllaznisë, skuadër e cila në këtë sezon është sinonim i futbollit të bukur.

Fitorja e rradhës ndaj Kukësit e bën skuadrën shkodrane, një ekip të pathyeshëm dhe me plot meritë në krye të klasifikimit. Për këtë arsye Gjika i ka kushtuar asaj një status plot elozhe në llogarinëe tij në Facebook.

Statusi i Shpëtim Gjikës
Bravo Vllaznia ⚽️!
Futboll sulmues dhe cilësor që të dhuron kënaqësi ?!
Grup me djem që luajnë plot dëshirë dhe sakrificë ?!
Trajner me mentalitet fitues i shkrirë me ambientin dhe drejtuesit ?!
Forca Vllaznia ❤️?!
Vllaznia kampion ?!
Në mungesë të Flamurtarit, më keni bërë tifozin tuaj ✌️?!

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll