Sport

VIDEO/ Lojtarët e Vllaznisë mblidhen për darkë pas fitores me Kukësin, por festa e tyre është e gjitha për t’u shijuar

15 Janar 2021, 22:29 Nga DOSJA
VIDEO/ Lojtarët e Vllaznisë mblidhen për darkë pas fitores

SHKODËR-Vllaznia arriti një fitore të artë në transfertë ndaj Kukësit ditën e sotme, duke thelluar diferencën me verilindorët në plot +15 pikë. Ishte Arlind Kalaja ai që vendosi sfidën me golin e tij në minutën e 58-të. Në një situatë normale stadiumi do të ishte plot, por këtë herë tifozët kanë mbushur të gjitha baret dhe lokalet e qytetit të Elbasanit.

Kjo u pa kur lojtarët dolën nga stadiumi dhe jashtë impiantit ishin tifozët që prisnin futbollistët dhe stafin. Shkodranët po argëtohen, qoftë edhe duke shfrytëzuar indiferencën e ambjentit dhe në të njëjtën kohë po dhurojnë futboll që ia vlen të ndiqet.

Tashmë shanset e tyre për trofe janë realisht të mëdha, pasi edhe reagimi serioz i kundërshtarëve të listës së shkurtër të Superiores, nuk duket se do të ndodhë shpejt.Ndërkohë që në darkën e skuadrës, shihet se harmonia në skuadër dhe staf është e jashtëzakonshme. Për më tepër ndiqni videon

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kukesi superiore vllaznia kukesi superiore vllaznia

Sondazh

Poll