Sport

Stoli i Paris SG “bosh”, trajneri i ri argjentinas i infektuar me Covid-19!

15 Janar 2021, 19:27 Nga DOSJA
Stoli i Paris SG “bosh”, trajneri i ri argjentinas i infektuar me

FRANCE – Trajneri i ri i Paris SG, argjentinasi Mauricio Poçetino, ka rezultuar i infektuar me Covid-19. Përgjigjia e tamponeve të kryera dje, ka qenë pozitive. Lajmi bëhet i ditur nga vetë klubi kryeqytetas, në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Anxhers, për javën e 20-të të Ligue 1.

Trajneri, i cili u ul në krye të pankinës së Parisit fillim të janarit, “do të respektojë izolimin” në bazë të protokolleve shëndetësorë. Ndërkohë bashkëpunëtorët e tij Xhezus Perez dhe Miguel D’Agostino do të drejtojnë ekipin në ndeshjen në transfertë, specifikoi Paris SG.

Dy ditë më parë, saktësisht të mërkurën e 13 janarit, Paris SG fitoi Superkupën e Francës, e udhëhequr nga trajneri argjentinas Mauricio Poçetino. Në ndeshjen finalen ndaj Marsejës, zhvilluar në stadiumin e Lensit, parizienët fituan me rezultatin 2-1.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport i infektuar me covid-19 mauricio poçetino trajneri i paris sg i infektuar me covid-19 mauricio poçetino trajneri i paris sg

Sondazh

Poll