Sport

Mesfushori Selahi transferohet, deri në fund të sezonit do të jetojë në Tilburg

16 Janar 2021, 09:18 Nga DOSJA
Mesfushori Selahi transferohet, deri në fund të sezonit do të

HOLANDE – Mesfushori i kombëtares kuqezi Lindon Selahi është larguar nga skuadra holandeze e Twentes. Gjithsesi, 21-vjeçari i preferuar nga trajneri Edi Reja, është tranferuar te skuadra Willem II e Tilburgut që militon po në Eredivisie, si lojtar i huazuar nga Twente, që zotëron kartonin e mesfushorit kuqezi.

Selahi, pasi ka kryer të gjitha testet mjekësore, ka firmosur kontratën me skuadrën tij të re për deri në fund të sezonit. 21-vjeçari, i lindur dhe i formuar në akademinë e Standart Liezhit në Belgjikë, nuk po gjente më hapësirat e nevojshme te Twente, ndaj huazimi i tij për te Willem II, ishte një mundësi zgjidhjeje.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lindon selahi mesfushori kuqezi twente ne holande lindon selahi mesfushori kuqezi twente ne holande

Sondazh

Poll