Politike

FOTOT: Përmbytje në Shqipëri! Rama dhe Basha zbresin në terren, gjithë “sytë” tek ta, ‘xing’ me nu

10 Janar 2021, 17:25 Nga DOSJA
FOTOT: Përmbytje në Shqipëri! Rama dhe Basha zbresin në

TIRANË– Moti i keq dhe përmbytjet në Shqipëri janë kthyer në kryefjalë të ditës, duke marrë gjithë vëmendjen e politikës, mediave por edhe qytetarëve, të cilët janë në alert. Sot gjithë paraditen, si kryeministri Edi Rama, por edhe kryedemokrati Lulzim Basha. Të dy kanë zgjedhur që të zbresin në terren për të parë nga afër se çfarë po ndodh por kanë zgjedhur vende të ndryshme.

Numri një i Partisë Demokratike, shkoi pranë kryebashkiakes demokrate Voltana Ademi, në Shkodër, për të inspektuar gjendjen. Ndërsa Rama shkoi se pari për në Lezhë, ku disa familje janë evakuuar për shkak të rrezikut të rrëshqitjes së dheut.

Të dy kanë dalë “live” shumë pak minuta larg njëri-tjetrit dhe mesa duket sytë e të gjithëve kanë qënë tek ta. Të dy kanë pasur audiencë si kurrë më parë, duke kapur ekzaktësisht të njëjtën shifër, 27.3 mijë persona që i kanë parë në kohë reale teksa inspektonin. Deri më tani, kjo është hera e parë që kapin një shifër të njëjtë, pasi shumë herë më parë Dosja.al ka raportuar garën mes tyre, ku njëri ishte gjithmonë më mirë se tjetri.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha moti i keq ne shqiperi edi rama lulzim basha moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll