Politike

LAPSUSI! Kryemadhi ngatërron Ramën me Metën: Dje pamë një xhiro të presidentit, e vetmja gjë e re janë stilimet e maskav

10 Janar 2021, 11:40 Nga DOSJA
LAPSUSI! Kryemadhi ngatërron Ramën me Metën: Dje pamë

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është ndalur mëngjesin e sotëm në zonën e Saukut në Tiranë, ku edhe ka takuar zyrtarë dhe qytetarë, mbështetës së LSI-së. 

Në fjalën e saj, Kryemadhi theksoi se ka një mungesë përgjegjshmërie nga ana e qeverisë duke e konsideruar situatë jashtëzakonisht të keqe atë të përmbytjeve në vend, ndërkohë që nuk i ka shpëtuar edhe një kritikë për kryeministrin Edi Rama.

Në fjalën e saj, ajo në vend që ta cilësonte si kryeministër, e quajti president. Duke “harruar” se atë post e mban bashkëshorti i saj, Ilir Meta. 

“Dje pamë një xhiro që bëri mbi një argjinaturë presidenti (kryeministri), me maskat dhe e vetmja gjë e re që ka sjellë janë stilimet e maskave të tij, por asnjë gjë nuk po shikojmë në jetën e përditshme të shqiptarëve në familjet e tyre,“- tha Kryemadhi.

Epo mesa duket mendjen e paska pasur tek bashkëshorti i saj…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama monika kryemadhi edi rama monika kryemadhi

Sondazh

Poll