Politike

FOTOT/ Berisha sulmon ministrat e qeverisë Rama por harron të përmendë Samir Manen… edhe Basha nuk e pa biznesmenin në vi

10 Janar 2021, 16:36 Nga DOSJA

TIRANE– Ish-kryeministri Sali Berisha e sheh si të papranueshme darkën e ministrave të qeverisë Rama në restorantin e kuzhinierit turk Nusret në Dubai. Berisha ka shpërndarë një pasazh nga videoja në faqen e tij në Facebook, ku thotë se ndërsa mijëra familje kalojnë natën nën ujë, “derrat” e qeverisë hanë tek Nusreti. Sakaq, në foto shihen vetëm Arbjan Mazniku, Endri Fuga, Arben Ahmetaj dhe Belinda Balluku. 

“Mijra familje kalojne naten nen uje ne mjerim. Grykesat, derrat e kenaqur te narkoqeverise Ahmetaj, Balluku, Fuga dhe Mazniku etj ne luks ne darka tek El Nusret qe kushtojne 13000 euro! Foto qe paraqesin mat derrat e kenaqur! sb”,-shkruan Berisha. 

Fotoja e postuar nga Berisha:

Por a janë vetëm këta personazhe në video?

Ne pamë që jo. Siç edhe Dosja.al ka raportuar në 24 orët e fundit, në videon e ministrave shqiptarë në Dubai, shoqëruesi ‘kryesor’ i tyre është biznesmeni i akuzuar për lidhje të forta me qeverinë, Samir Mane. Por çuditërisht, ish-kryeministri nuk e ka parë. Në tekstin dhe etiketimin bashkëngjitur, emri i Samir Manes nuk është. E njëjta gjë edhe në reagimin zyrtar të kryedemokratit Lulzim Basha. Edhe pse më i “kujdesshëm”, Basha ka ndarë një fotomontim, ku shihen tri zyrtarët e qeverisë dhe pamje nga përmbytjet në vend. Por edhe këtu, Samir Mane mungon.

Fotoja e postuar nga Basha:

Në reagimin e kryedemokratit, shihet se edhe në tekst, ai shkruan se “ministrat” e Ramës darkojnë në Dubai, duke mos e përmendur biznesmenin Mane.

“Ndërkohë që vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai.  Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj.”,-shkruan Basha. 

Dosja.al publikoi dje e para pamjet e darkës luksoze në restorantit e kuzhinierit të famshëm turk, Nusret në Dubai, ku ministrat Arben Ahmetaj, Belinda Balluku bashkë me Arbjan Maznikun dhe Endri Fugën po darkonin me milionerin shqiptar Samir Mane. Qeveria sqaroi se darka ishte shtruar nga investitorët arab, por rrjeti i ka “kryqëzuar” ministrat e Ramës që në kohën kur vendi është nën ujë, zgjedhin të darkojnë në një nga restorantet më të shtrenjta në botë. Kryeministri i mori në mbrojtje vartësit e tij, duke thënë se nuk është paguar asgjë cent nga taksat e shqiptarëve.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha qeveritaret ne dubai me samir manen sali berisha lulzim basha qeveritaret ne dubai me samir manen sali berisha

Sondazh

Poll