Politike

Darka e ministrave dhe Samir Manes në Dubai/ Basha: Vendi në ujë, ndërsa njerëzit e Ramës shtrohen për shtatë palë qejf

10 Janar 2021, 15:53 Nga DOSJA

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me darkën e ministrave të qeverisë Rama dhe biznesmenit Samir Manes në restorantin e kuzhinierit turk Nusret në Dubai. Në një reagim në rrjetet sociale, teksa poston një foto-montazh ku shihen tri zyrtarët, Arbjan Mazniku, Endri Fuga dhe Arben Ahmetaj, Basha thotë se  i gjithë vendi është nën ujë për shkak të motit të keq, ndërsa ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai.

Basha thekson se ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit, ndërsa bie në sy fakti se kryedemokrati nuk  e ka përmendur as në reagim dhe as në foton bashkëngjitur postimit, biznesmenin Samir Mane që ishte bashkë me ta në Dubai.

REAGIMI I PLOTË I BASHËS:

Ndërkohë që vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj.

Dosja.al publikoi dje e para pamjet e darkës luksoze në restorantit e kuzhinierit të famshëm turk, Nusret në Dubai, ku ministrat Arben Ahmetaj, Belinda Balluku bashkë me Arbjan Maznikun dhe Endri Fugën po darkonin me milionerin shqiptar Samir Mane. Qeveria sqaroi se darka ishte shtruar nga investitorët arab, por rrjeti i ka “kryqëzuar” ministrat e Ramës që në kohën kur vendi është nën ujë, zgjedhin të darkojnë në një nga restorantet më të shtrenjta në botë. Kryeministri i mori në mbrojtje vartësit e tij, duke thënë se nuk është paguar asgjë cent nga taksat e shqiptarëve.

(a.k;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha qeveritaret ne dubai me samir manen lulzim basha qeveritaret ne dubai me samir manen

Sondazh

Poll