Politike

“Situata mund të agravojë”!/ Rama sheh nga afër pasojat e përmbytjeve në Lezhë: Kanë ndërtuar pa leje? Kur ka këtë

10 Janar 2021, 11:17 Nga DOSJA
“Situata mund të agravojë”!/ Rama sheh nga afër

LEZHË– Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Lezhë për të parë nga afër rrëshqitjet e dheut që kanë ndodhur në qytet për shkak të reshjeve të shiut. I shoqëruar nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, Rama shkoi deri poshtë, pranë banesës ku edhe kanë mbërritur dherat. 

Ndreu i ka shpjeguar se gjithçka ka ndodhur për shkak të ndërtimeve pa leje, ndërsa sipas tij pjesa tjetër e Lezhës e ka përballuar mirë, duke harruar për pak përmbytjet dhe izolimet në qytet. 


PJESË NGA BISEDA: 

Pjerin Ndreu: Kjo është lagjia Barosh, kemi evakuuar banorët por procesi është i rrezikshëm dhe ka mundësi që të ketë problematikë. Po verifikojmë edhe shtëpiat. Janë marrë gjithë masat, kanë ardhur edhe ekspertë nga Tirana.

Edi Rama: Kanë ndërtuar pa leje?

Pjerin Ndreu: Të gjithë pa leje kanë ndërtuar. Nuk ka qënë e lejueshme për të ndërtuar.

Edi Rama: Ai ç’a është lokal ai? Lezha e ka mbajt shumë mirë ë?

Pjerin Ndreu: Përveç Zadrimës, Lezha e ka mbajt shumë mirë. Ne në fakt kemi pastruar kanal dhe nuk na çoi në katastrofë. Na u çanë argjinaturat. 

Edi Rama: Sikur mos të kishim bërë gjithë atë punë, do të ishin mijëra familje të evvakuuara, sic ndodhi në atë përmbytjen e 2010-ës. Mbrëmë pas gjitha të dhënat, fola dhe me Becin, dhe pashë që intensiteti i reshjeve ishte shumë më i madh. Kur vjen një intensitet i tillë reshjes, jo ne, po as Gjermania apo Parisi nuk ka çfarë bën. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll