Politike

Darka luksoze në Dubai! Rrjeti “masakron” ministrat, Rama i mbron: S’kanë paguar asgjë, u ftuan nga biznesmeni arab. Nd

10 Janar 2021, 12:59 Nga DOSJA
Darka luksoze në Dubai! Rrjeti “masakron” ministrat, Rama i

DUBAI- Pamjet e publikuar mbrëmjen e djeshme nga Dosja.al kanë ndezur rrjetin. Qeveritarët shqiptarë duke ngrënë darkë në një prej restoranteve më luksozë në botë, atë të “Nusr-et”, janë kritikuar gjerësisht në rrjet duke sjellë edhe reagimin e liderëve kryesore të politikës shqiptare. Kryeministri Edi Rama, shkroi që herët në mëngjes përmes rrjeteve sociale, se darka e ministrave ishte paguar nga investitori arab, pronari i qiell gërvishtëses “Burj Khalifa”, Mohamed Alabbar. Ndërkohë që nesër pritet edhe një deklaratë për mediat nga dy ministrat protagonistë të videos, Arben Ahmetaj dhe Belinda Balluku.

Por kryedemokrati Lulzim Basha e sheh këtë darkë si papërgjegjshmëri të qeverisë. Në kohën kur vendi po përballet me përmbytjen, theksoi ai,ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai.”

Ndërkohë as rrjeti nuk i ka kthyer duke i kthyer në “meme”, ku është vënë në pah vaniteti dhe luksi i shfrenuar i një darke, që edhe pse e paguar, për shumë qytetarë është e papranueshme. 

Por çfarë ka ndodhur? 

Në pamjet e publikuara dje, shiheshin ministrat Arben Ahmetaj, Arbjan Maznikun, Belinda Ballukun, Endri Fuga dhe shoqëruesit e tyre me miliarderin Samir Mane, në restorantin e njohur në të gjithë botën “Nusret”. Qeveria sqaroi se anëtarët e qeverisë Rama u nisën drejt Dubait për takime me zyrtarë të vendit, mes tyre edhe me pronarin e EMAAR, biznesmenin Mohamed Alabbar, që njihet edhe si pronari i qiell gërvishtëses “Burj Khalifa”, me të cilin pritet të nënshkruhen disa marrëveshje për investime me rëndësi në vendin tonë. 

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama qeveritaret ne dubai me samir manen samir mane edi rama qeveritaret ne dubai me samir manen samir mane

Sondazh

Poll