Politike

‘Po qenka bërë qamet-qamet, o Gjetan o ftohesh’/ Kryemadhi shkon në Laç, shikon nga afër tokat e përmbytura: Faj kemi

10 Janar 2021, 11:57 Nga DOSJA
‘Po qenka bërë qamet-qamet, o Gjetan o ftohesh’/ Kryemadhi

LAÇ– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zbritur në terren për të parë nga afër sesi është gjendja e shkaktuar nga reshjet e shumta të shiut që kanë pushtuar vendin tonë. Kryemadhi ka shkuar në vreshtin e një fermeri në Laç, i cili i ka treguar fushat e përmbytura, ku pretendon se ka investuar të paktën 40 mijë euro.

Në mes të ujit, fermeri i ka treguar Kryemadhit me detaje gjithë problematikat që haset çdo ditë, ndërkohë që deputeti Gjetan Gjetani, qëndronte i heshtur pas tyre duke dëgjuar. Pasi dëgjoi problematikat e qytetarit, numri një i LSI-së, ia vuri fajin klasës politike për të gjithë pasojat e vendit, duke premtuar për ndryshimin e mënyrës të së bërit politikë. 

“Faj kemi dhe ne që mbyllim sytë, për hir të stabilitetit por… Kjo është arsye pse duhet të ndryshojmë metodologjinë e të bërit politik. Kështu po iu rrënon politika, edhe ai që ngrihet vetë, me shpatullat e veta, rrënohet. *kthehet nga deputeti O Gjetan, je lagur ti… Do të ftohesh. Po qenka bërë qamet-qamet,”-tha Kryemadhi. 

LAJMI KRYESOR: Dita e 5 ‘nën ujë’! Fryhet Shkumbini, rrezikon të dalë nga shtrati! Në Kurbin, dhjetra familje evakuuohen në Lezhë, rrëshqitje dherash në Kurbin e Korçë

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi moti i keq ne shqiperi monika kryemadhi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll