Politike

Banorët e izoluar nga përmbytjet në Torovicë ankohen tek Basha: Jemi 70 familje me sytë nga qielli. Askush në qeveri s’k

10 Janar 2021, 16:23 Nga DOSJA
Banorët e izoluar nga përmbytjet në Torovicë ankohen tek

LEZHË– Kryedemokrati  Lulzim Basha ditën e sotme, pasi ka parë nga afër banorët e zonave të përmbytura në Shkodër është ndalur edhe në Torovicë të Lezhës, ku uji ka nxjerrë jashtë funksionit tokat e të mbjellat e banorëve.

Në një takim që ka bërë me banorët e vendin, këto të fundit i janë ankuar Kyedemokratit duke i thënë  qeveria nuk ka ardhur të interesohet për ta, t’i pyesë nëse kanë me se të ushqehen. Ata kanë thënë ndër të tjera se 44 fëmijë janë të izoluar dhe e kanë të pamundur që të shkojnë në shkollë, pasi fëmijët nisin mësimin pas pushimeve të Vitit të Ri.

Pjesë nga Biseda 

Basha: Si jeni?

Banori 1: Si në ujë

Basha: Është fut nëpër shtëpi?

Banori 1: Jo ende, por na ka mbyt ca ka gjet me jonxhë me grurë…

Sa ka shkuar lartësia e ujit?

Banori 1: Për zotin 80 cm

Basha: Sa familje janë?

Banori 1: Dy lagje këtu, mund të jenë më shumë se 50 familje me dëmtime, ja shifeni të gjithë nën ujë. S’ka ardh njeri i gjallë nga kjo qeveri me të pyet ca ka hëngër ky popull. A ka ndonjë të sëmurë? Si do dalë në rrugë?

Basha: Sa kohë ka kështu?

Banori 1: Na kështu i kemi tokat nën ujë që kur ra tërmeti e sëmundja, Tokat të përmbytura të tëra populli i madh, as prodhim kemi, asgjë.

Banori 2: Është çarë asfalti a e patë?

Basha: E pashë, por besoj e patë edhe ju çfarë kishte poshtë asfaltit

Basha: Pra 70 famije keni ngel të izoluar këtu?

Banori 2: Po, po imagjino nesër ka 44 fëmijë që duhet të shkojnë në shkollë. Ndaj i bëjmë thirrje për fëmijët ministrisë.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha ne lezeh lulzim basha ne lezeh

Sondazh

Poll