Politike

Darka e ministrave tek ‘Nusr-eti’/ Paloka: E imagjinoni… në kulmin e fatkeqësive për shqiptarët

10 Janar 2021, 11:07 Nga DOSJA
Darka e ministrave tek ‘Nusr-eti’/ Paloka: E imagjinoni…

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka komentuar videon ku shfaqen ministrat e kryeministrit Edi Rama teksa konsumojnë një darkë në një nga restortantat më të shtrenjta në botë, krah biznesmenit Samir Mane.

Paloka ka përmendur edhe njëherë të gjithë akuzat për shpenzimet marramendëse që janë përballur më herët Rama dhe të zgjedhurit e tij, duke ironizuar lidhur me situatën në vend. 

“Kjo qeveri ka ministra si Etilda qe paguajne 700 euro naten ne hotel, po ka dhe ministra qe paguajne 700 dollare nje pjate . Ka ministra qe vetem xhupi ju kushton 3 mije euro po ka dhe ministra si Balluku qe mbajne varese 10 mije dollare ne qafe… E imagjinoni qe keta mbledhin vetem grimcat e vjedhjeve qe le lubia ne krye te qeverise. Ai qe merr charterin 100 mije euro per te bere foto me Cristiano Ronaldon apo per tu zderhallur neper bote here per te hapur ekspozitat e tij , here per te pare ndeshje te NBA e here tjeter ( si rastin e fundit) thjesht per shooping ne Fifth Avenue te Neë York-ut. Te gjitha keto mundesisht ne kulmin e fatkeqesive per shqiptaret, kur njerzit jane nen rrenojat e termetit apo nen ujin qe i ka permbytur. Pandemia qendron ne sfond! Ju duhet dhe nje mandat tjeter…,”-shkruan Paloka.

Pamjet u publikuan dje kudo në rrjetet sociale, pasi u hodhën në faqen zyrtare të restorantit ‘Salt Bae’, ku dukeshin ministrat Arben Ahmetaj dhe Belinda Balluku, nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbion Mazniku, dhe këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga. Bashkë me ta ishte dhe biznesmeni shqiptar, Samir Mane. 

LAJMI KRYESOR: Darka me Samir Manen në Dubai fut në telashe qeverinë, rrjeti i ‘masakron’, Rama: Pagoi biznesmeni arab

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi paloka qeveritaret ne dubai me samir manen edi paloka qeveritaret ne dubai me samir manen

Sondazh

Poll