Sport

Berbatov-Junajtid: “Ramos është ndër më të mirët në botë!”

9 Janar 2021, 10:55 Nga DOSJA
Berbatov-Junajtid: “Ramos është ndër më të

SPANJE – Dimitar Berbatov, ish-sulmuesi i njohur bullgar i Mançester Junajtid, është përpjekur t’i japë Serxhio Ramosi dhe “Djajve të kuq” disa këshilla për tregun në funksion të sezonit të ardhshëm: “Ramos jo vetëm që do të sillte përvojë në Mançester Junajtid, por edhe shumë gola. Me “Djajtë e kuq” ai mund të bënte shumë mire, pavarësisht se është tashmë 34 vjeç.

Ai është një mbrojtës qendre, në mesin e lojtarëve më të mirë në botë dhe nuk është për t’u habitur që janë shumë skuadra të interesuara për ta blerë atë, tani që ai mund të pajtohet lirisht me këdo. Unë mendoj Reali për rinovimin me të është treguar skeptik në lidhje me moshën e tij … “,- janë disa nga deklaratat e ish-sulmuesit të njohur bullgar të raportuara nga “As” në lidhje me kapitenin madrilène, të cilit aktualisht i skadon kontrata me “blancos”.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dimitar berbatov mancester junajtid real madrid serxhio ramos dimitar berbatov mancester junajtid real madrid serxhio ramos

Sondazh

Poll