Sport

Titujt e gazetave, sot në Angli: “Të luash kështu është e pamoralshme!”

9 Janar 2021, 10:15 Nga DOSJA
Titujt e gazetave, sot në Angli: “Të luash kështu

ANGLI – Faqet e para të gazetave angleze të së shtunës së sotme të 9 janarit 2021,  janë hapur përgjithësisht me fjalët e Stiv Brucit, trajner i Njukasëllit:

“Shpejtësia me të cilën (virusi) arriti në klubin tonë brenda një jave është diçka që duhet t’i bëjë të gjithë në klub të mendojnë. Eshtë e vështirë të përmbahet dhe i bën njerëzit të sëmurë. Financiarisht është e drejtë të vazhdosh, por moralisht, për mua, është ndoshta e gabuar!”

Kështu ka deklaruar tekniku, i cili në një mënyrë bën edhe panoramën e përhapjes së Covid-19 edhe në futbollin britanik.

Ja disa nga titujt e gazetave të sotme në Angli:

The Guardian: “Krosbi, emocione dhe para”

Mirror Sport: “Moralisht gabim për të luajtur”

Star Sport: “Të luash është moralisht e gabuar!

Daily Express: “Moralisht e gabuar të vazhdosh të luash”

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport angli covid-19 futbolli anglez gazetat angleze media angleze angli covid-19 futbolli anglez gazetat angleze media angleze

Sondazh

Poll

Sport 8 Janar 2021, 18:55

Vllaznia i shkakton humbjen e parë Teutës

SHKODER – Vllaznia shkëputet akoma më shumë në krye të Superiores, falë një fitoreje të rëndësishme përballë Teutës, e cila deri në këtë javë ishte e pathyeshme...