Sport

VIDEO/ Vllaznia sërish me “vallen e titullit”, gjermani Brdaric është kthyer në djalin e Shkodrës, ja si e presin trajn

8 Janar 2021, 21:34 Nga DOSJA
VIDEO/ Vllaznia sërish me “vallen e titullit”, gjermani Brdaric

SHKODËR-A do të dalë kampione Vllaznia? Këtë  pyetje, tamam në javët e para të kampionatit, në Shkodër mund ta shpallnin më të rrezikshme se vetë ..Covidi! Një qytet që jeton me futbollin ndërsa këtë të premte kuqeblutë fituan me shifrat 1-0 ndaj Teutës ndjekëse, ndërsa tani janë shkëputur 9 pikë nga vendi i dytë që duhet pritur dhe rezultati i Partizanit në fundjavë.

Rezultatet fantastike dhe loja e bukur që ka prodhuar skuadra shkodrane kanë sjellë sërish gëzimin te tifozët, të cilët pavarësisht pandemisë, nuk e kanë braktisur për asnjë moment klubin e zemrës. Ndonëse nuk lejohen në shkallët e stadiumit, tifozët e Vllaznisë janë grumbulluar jashtë “Loro Boriçit”, ku kanë pritur trajnerin Brdariç dhe ekipin për të festuar së bashku.

Trajneri kroato-gjerman është pushtuar nga kërkesat për fotografi me simpatizantët e Vllaznisë, ndërsa më pas i ka lënë vendin njeriut që vendosi ndeshjen, Ardit Hoxhajt.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport brdaric shkoder vllaznia brdaric shkoder vllaznia

Sondazh

Poll

Sport 8 Janar 2021, 18:55

Vllaznia i shkakton humbjen e parë Teutës

SHKODER – Vllaznia shkëputet akoma më shumë në krye të Superiores, falë një fitoreje të rëndësishme përballë Teutës, e cila deri në këtë javë ishte e pathyeshme...