Sport

Panik në futbollin britanik, 112 raste me Covid në klubet interiore!

8 Janar 2021, 19:08 Nga DOSJA
Panik në futbollin britanik, 112 raste me Covid në klubet interiore!

ANGLI – Komunikatë zyrtare e Ligës Angleze të Futbollit (EFL). Pas provave të testeve anti-Covid të kryera në 3507 lojtarë dhe anëtarë të stafesh, të 66 klubeve në Champonship, League One dhe League Two, u gjetën 112 teste pozitive.

Në këtë drejtim, konsulentët mjekësorë të EFL pranuan, se virusi po përhapet shumë më shpejt me shfaqjen e një varianti të ri të Covid-19. Sidoqoftë, besimi mbetet në mirësinë e protokolleve për të frenuar përhapjen e virusit.

Kampionatet e futbollit në Angli, me vendim të qeverisë së kryeministrit Boris Xhonson, janë pezulluar për këto kategori inferiore. Në ishull vetëm skuadrat elitare zhvillojnë kampionatin e tyre të Premier League.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport championship futbolli anglez futbolli britanik league one league two championship futbolli anglez futbolli britanik league one league two

Sondazh

Poll

Sport 8 Janar 2021, 18:55

Vllaznia i shkakton humbjen e parë Teutës

SHKODER – Vllaznia shkëputet akoma më shumë në krye të Superiores, falë një fitoreje të rëndësishme përballë Teutës, e cila deri në këtë javë ishte e pathyeshme...