Sport

Covid-19 nuk i ndahet Juventusit, shtohet edhe holandezi De Ligt…

9 Janar 2021, 06:31 Nga DOSJA

ITALI – Covid-19 nuk po i ndahet Juventusit. Në radhët e “Zonjës” raportohet se edhe një tjetër mbrojtës ka dalë pozitiv. Bëhet fjalë për holandezin Matijs De Ligt, për të cilin testi i tamponit ka treguar se ai është i infektuar nga koronavirusi.

“Juventusi njofton se pas kontrolleve të fundit në bazë të protokollit në fuqi, Matijs De Ligt ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lojtari momentalisht është izoluar në mënyrë vullnetare”, njoftojnë kampionët në fuqi të Italisë.

Mbrojtësi De Ligt bëhet kështu futbollisti i tretë bardhezi i karantinuar. Në një testim të parashikuar nga protokolli shëndetësor para ndeshjes me Milanin, kishin rezultuar me Covid-19 edhe dy futbollistë të tjerë, Aleks Sandro dhe Huan Kuadrado.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport covid-19 juveentinet juventus mathijs de ligt mbrojtesi holandez zonja vjeter covid-19 juveentinet juventus mathijs de ligt mbrojtesi holandez zonja vjeter

Sondazh

Poll

Sport 8 Janar 2021, 18:55

Vllaznia i shkakton humbjen e parë Teutës

SHKODER – Vllaznia shkëputet akoma më shumë në krye të Superiores, falë një fitoreje të rëndësishme përballë Teutës, e cila deri në këtë javë ishte e pathyeshme...