Sport

VIDEO/ Ndodh me Bayern Munich, i shënon dy gola në pjesën e parë Monchengladbach, por më pas turpërohet

8 Janar 2021, 21:44 Nga DOSJA
VIDEO/ Ndodh me Bayern Munich, i shënon dy gola në pjesën e

GJERMANI– Bayern Munich ka bërë surprizën e javës. Për javën e 15-të të Bundesligës gjermane bavarezët janë mposhtur me shifrat 3-2 ndaj Borusia Mönchengladbach. Skuadra bavareze ishte e para që kaloi në avantazh, teksa Lewandowski përkthen në gol një penallti në minutën e 20, ndërsa 6 minuta më pas Goretcka tund rrjetën për herë të dytë.

Mbrëmja e sotme e Bundesligës ka dhuruar spektakël, teksa Bajerni i frikshëm i këtij sezoni është ndalur.Një ndeshje që rezervoi plot 5 gola në fushën e lojës dhe gjithçka u vendos brenda 49 minutave.

Në këto kushte dukej se ky duel do të fliste i gjithi për ekipin e Hansi Flik, por Mönchengladbach i suprizon të gjithë. Vendasit realizojnë një përmbysje të çmendur, ku në harkun kohor të 14 minutave shënon 3 gola. Dy do të vinin në pjesën e parë me Hoffman, ndërsa perla e 3-të do të realizohej në minutën e 49 të ndeshjes nga Neuhaus.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern munich borussia moenchengladbach bayern munich borussia moenchengladbach

Sondazh

Poll

Sport 8 Janar 2021, 18:55

Vllaznia i shkakton humbjen e parë Teutës

SHKODER – Vllaznia shkëputet akoma më shumë në krye të Superiores, falë një fitoreje të rëndësishme përballë Teutës, e cila deri në këtë javë ishte e pathyeshme...