Sport

Kushtet atmosferike: Real Madrid, presion për shtyrjen e ndeshjes ndaj Osasunës

9 Janar 2021, 07:47 Nga DOSJA
Kushtet atmosferike: Real Madrid, presion për shtyrjen e ndeshjes ndaj

SPANJE – Trajneri Zinedine Zidane, për shkak të kushteve të vështria atmosferike të krijuara nga e ashtuquajtura stuhia “Filomena”, e theu traditën dhe kërkoi një fluturim një ditë përpara ndeshjes, që do të zhvillojë të shtunën në orën 21:00 ndaj skuadrës së Osasunës.

Por synimi i tij dështoi të premten në mbrëmje. Ata qëndruan të bllokuar në avion për 3.5 orë në aeroportin Bahrajas, para se të niseshin përfundimisht në orën 22.30 dhe të uleshin rreth orës 23.15 në qytetin verior të Pamplonas në Spanjë.

Duke iu referuar raportimeve sinoptike, të cilat parashikojnë përkeqësimin e kushteve atmosferike nga stuhia “Filomena” që ka pllakosur Spanjën, “Los Blancos” kërkojnë që ndeshja të shtyhet për një date tjetër, ose të paktën të zhvillohet në mesditë dhe jo në mbrëmje.

Një burim i Real Madridit në bordin e avionit, mësohet të ketë thënë për gazetën spanjolle AS: “Ne jemi mbërthyer këtu si lloj brejtësi. E gjitha është absolutisht e çmendur, është e pashpjegueshme. Eshtë një kaos total”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport los blancos osasuna real madrid zinedin zidan los blancos osasuna real madrid zinedin zidan

Sondazh

Poll

Sport 8 Janar 2021, 18:55

Vllaznia i shkakton humbjen e parë Teutës

SHKODER – Vllaznia shkëputet akoma më shumë në krye të Superiores, falë një fitoreje të rëndësishme përballë Teutës, e cila deri në këtë javë ishte e pathyeshme...