Sport

“Gregu të vazhdojë të kërkojë identitetin”, Olsi Rama një “thumb” për nipin dhe tifozët e Tiranës

9 Janar 2021, 10:08 Nga DOSJA
“Gregu të vazhdojë të kërkojë identitetin”,

TIRANË-Drejtori i skuadrës së Partizanit, Olsi Rama ishte i ftuar në emisionin sportiv “Paso”.Vetëm pak javë më parë, ishte i ftuar po në Top Albania Radio, nipi i tij Greg Rama, të cilit ju përmend fakti se pse ka zgjedhur të bëj tifo për Tiranën, ndërsa xhaxhai i tij, Olsi është me Partizanin.

Gjithashtu nuk u lanë pa përmendur edhe tifot “Rama ik” në stadium.Gregu u shpreh se ai vetë ka zgjedhur identitetin, kurse xhaxhi i tij ideologjinë. Ndërsa për  thirrjet “Rama ik” kujtojmë se pranoi që jemi në demokraci dhe mendimi është i lirë.

“Unë nuk kam asnjë kundërpërgjigje, e para sepse vendin nuk e zë dot Gregu. Megjithatë Gregu le të vazhdojë ta kërkojë identitetin edhe jam gati ta përkrah kudo që ta ketë dhe sido që të jetë. E kam nip, kështu që do ta trajtoj mirë, patjetër!Gregu është një djal i mbarë, patjetër që është një artist… është në një dimension të vetin gjithmonë, patjetër që jetojmë në një demokraci edhe të gjithë kanë të drejtëne mendimit të tyre.

Por do i kujtoj Gregut vetëm faktin që përfitoj nga rasti që të bëhej Air Albania që të shkonte në stadium dhe të bënte tifozllëk për Tiranën. Mbase ishte edhe ogur i mirë për Tiranën se dolën edhe kampion, por nuk e di pastaj se ç’do të bëj në të ardhmen.

Burimi: Top Albania Radio

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport greg rama olsi rama partizani tirana greg rama olsi rama partizani tirana

Sondazh

Poll

Sport 8 Janar 2021, 18:55

Vllaznia i shkakton humbjen e parë Teutës

SHKODER – Vllaznia shkëputet akoma më shumë në krye të Superiores, falë një fitoreje të rëndësishme përballë Teutës, e cila deri në këtë javë ishte e pathyeshme...