Sport

VIDEO/ Liverpool “flak” jashtë Kupës Aston Villën të copëtuar nga COVID-i, Shaqiri hyn në lojë dhe…

8 Janar 2021, 22:03 Nga DOSJA
VIDEO/ Liverpool “flak” jashtë Kupës Aston Villën

ANGLI-Liverpool nuk ka falur në FA Cup, teksa ka triumfuar me rezultatin 4-1 ndaj Aston Villas të copëtuar nga COVID-i në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për 1/32. Asnjë lojtar i ekipit të parë nuk ishte i disponueshëm për Aston Villën, me klubin që e nisi 11-tshen titulalre me 7 lojtarë nën 23 vjeç dhe katër nën 18 vjeç.

Skuadra e Klopp gjeti golin shumë shpejt, pikërisht që në minutën e 4’ me Sadio Mane, ndërsa Aston Villa realizoi me Barry në të 41-tën. Pjesa e dytë ishte një histori tjetër, pasi LiverpOOL arriti të shënojë edhe 3 herë të tjera, për të fiksuar rezultatin në 4-1 dhe për të kaluar në fazën tjetër të Kupës.

Për t’u theksuar është edhe paraqitja e Xherdan Shaqirit, i cili pasi u fit në fushë në minutën e 61’, dha dy asiste për 4 minuta, fillimisht për Mane dhe më pas për Salah, në minutat 63’ e 65’.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport aston villa liverpool shaqiri aston villa liverpool shaqiri

Sondazh

Poll

Sport 8 Janar 2021, 18:55

Vllaznia i shkakton humbjen e parë Teutës

SHKODER – Vllaznia shkëputet akoma më shumë në krye të Superiores, falë një fitoreje të rëndësishme përballë Teutës, e cila deri në këtë javë ishte e pathyeshme...