Sport

VIDEO/ Ky zjarrfikës ka një festë në mes të stuhisë, ja pse në Shkodër futbolli konsiderohet fe

8 Janar 2021, 22:42 Nga DOSJA
VIDEO/ Ky zjarrfikës ka një festë në mes të

SHKODËR– Një gol i Ardit Hoxhajt në minutën e 60’, bëri që Vllaznia ta nisë vitin e ri me fitore, pasi mposhti Teutën me rezultatin minimal 1-0 në “Loro Boriçi”, në një ndeshje të dominuar totalisht nga shkodranët, madje edhe në 30 minutat e fundit kur luajtën me një lojtar më pak.

Sukses më se i merituar për djemtë e drejtuar nga Thomas Brdariç, që kanë grumbulluar 29 pikë në 13 javët e para të Kategorisë Superiore dhe tani mund të quhen me plot gojën, pretendentët kryesorë për titullin kampion.

Goli i vetëm i takimit nuk bëri që e gjithë stafi të shpërthente drejt fushës për t’u përqafuar me autorin e golit, por vëmendjen e mori edhe një pjesëtar i forcave zjarrfikës, i cili ndodhej në pistën e stadiumit, për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes, për sa i përket sigurisë.

Në momentin e realizimit të Hoxhajt, zjarrfikësi, u kap nga kamera, duke festuar si i çmendur, teksa në një moment ulet në gjumë nga gëzimi, ndërkohë që në dorë mban një çadër.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport vllaznia vllaznia

Sondazh

Poll

Sport 8 Janar 2021, 18:55

Vllaznia i shkakton humbjen e parë Teutës

SHKODER – Vllaznia shkëputet akoma më shumë në krye të Superiores, falë një fitoreje të rëndësishme përballë Teutës, e cila deri në këtë javë ishte e pathyeshme...